Thonë që paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë, por pak janë gati të mos sakrifikojnë për të, sidomos kur bëhet fjalë për futbollin dhe milionat që qarkullojnë aty.
Gjithsesi, ka edhe talente si Zhan-Fiete Arp, që ka shtyrë jo vetëm prestigjin për të luajtur në një klub madhështor, por edhe 5 milionë euro në sezon. Pikërisht kështu, sepse sulmuesi 18-vjeçar i Hamburgut, ka zbuluar se verën e kaluar refuzoi këtë pagë faraonike, por vendosi të rinovojë me Hamburgun dhe të luajë në kategorinë e dytë gjermane, duke zgjedhur edhe që prej parave të mos shkëputej edhe nga studimet: “E refuzova Bajernin, sepse dua të studioj, të jem dikushi, jo thjesht një person që di të godasë topin”.