Xherdan Shaqiri vihet ‘non grata’

Hënë, 05 November 2018 09:58

Shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkaktoi polemika në Kampionatin Botëror në Rusi gjatë verës pasi festoi me “shqiponjë” pas golit të fitores në ndeshjen kundër Serbisë.

Kështu e nis artikullin media prestigjioze britanike “Independent”. Artikulli i cili mban  datën e sotme thekson faktin se Shaqiri mund të mos ftohet fare në udhëtimin e Liverpoolit kundër Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve,  pasi kjo mund të shkaktojë tensione politike.

Risjellim në vëmendje se simboli i shqiponjës në ndeshjen e Kupës së Botës shkaktoi tensione dhe reagime të shumta, sidomos në Serbi. Futbollistët si Xhaka dhe Shaqiri shënuan dy gola duke mposhtur Serbinë, ndërsa festën e shoqëruan duke bërë simbolin e Shqiponjës.

Pas transferimit  tek skuadra e Liverpool, Xherdan Shaqiri duhet të përballet me skuadrën serbe të Zvezdas në Ligën e Kampionëve, por udhëtimi në ndeshjen e kthimit mund të bllokohet dhe këtë e njofton media britanike.  Ditë më parë ka folur edhe gjakovari për ndeshjen me skuadrën serbe, teksa ka shtuar se: “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë thjesht shkoj për të luajtur futboll. Nuk merakosem për asgjë, dhe shkoj të luaj”. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i klubit serb ka pohuar se ai do të bëjë të pamundurën për  të mbrojtur Shaqirin.

“Mendoj se Shaqiri do të jetë në një presion të madh psikologjik sepse ai e di ku do të vijë”, tha Zvezdan Terzic. Takimi i shumëpritur do të zhvillohet ditën e nesërme, por më parë pritet të konfirmohet lista nëse gjakovari do të jetë me skuadrën apo do ta shohë sfidën nga ekrani. Kjo mbetet për t’u parë në orët në vijim.

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 09:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...