Thorgan Hazardi i Borussia Monchengladbachut mendon se vendimi i vëllait të tij, Eden Hazardit, për të qëndruar në Chelsea duke mos iu bashkuar Real Madridit ka qenë i drejtë.
“Eden ka bërë gjënë e duhur duke qëndruar” tha Thorgan Hazard për gazetën belge HLN.
25-vjeçari, vëllai i vogël i yllit të Chelseat, i cili i ka shënuar shtatë gola në Bundesligë këtë sezon me Monchengladbach, tha se beson se Chelsea nuk ishte i interesuar për tqa shitur atë dhe klubi londinez është duke bërë sezon shumë të mirë në këtë fillim.
“Real Madridi ndodhet në një periudhë të komplikuar. E ka shkarkuar trajnerin, lojtarë kyçë të tij u larguan dhe tani i duhet ta ndërtojë ekipin”, tha ai.
“Mendoj se Eden do ta kuptojë çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. E njoh atë, nuk po mendon për t’u larguar tani. Ai do të japë gjithçka nga vetja për Chelsea. Nëse largohet një ditë, do ta bëjë në mënyrën e duhur”, shtoi ai.
Hazard ka kontratë me Chelsean deri më 2020, por klubi shpreson se do ta bindë të qëndrojë dhe t’ia rrisë pagën vjetore në 18 milionë euro. Megjithatë, bisedimet për kontratë të re kanë shtyrë dhe palët nuk duken afër arritjes së marrëveshjes.