Sporti në zi, ndërron jetë kampioni shqiptar

Tuesday, 06 November 2018 19:51

Ish-mundësi dhe peshëngritësi shqiptarë Ramadan Martini, i cili i ka kushtuar sportit 43 vite nga jeta e tij ka ndërruar jetë sot në moshën 87-vjeccare.

Ramadan Martini ka qenë 7 herë kampion kombëtar në mundje dhe 5 herë kampion kombëtar në peshëngritje.

Martini lindi në Tiranë në vitin 1931, ai ka dhënë kontribut të çmuar në sportet e peshëngritjes dhe mundjes, si lojtar, trajner, mësues shkollash dhe punonjës në Federatat Sportive.

Në vitet 1949-1957 është shpallur 7 herë kampion kombëtar në mundje, dhe 5 herë kampion kombëtar ne peshëngritje, duke hyrë në elitën e këtyre sporteve. Ramadan Martini ka mbaruar studimet për specialitetin e mundjes dhe peshëngritjes në Varshavë të Rumanisë, ndërsa në vitin 1967 është diplomuar edhe në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë

Ka punuar për një kohë të gjatë për trajnimin e brezave të rinj në sportet e mundjes peshëngritjes dhe boksit. Ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme të mundjes deri në vitin 1973, ndërsa më pas ka shërbyer si gjyqtar. Për kontributet e tij në sport është vlerësuar me disa tituj si Mjeshtër i “Merituar i Sportit në Mundje dhe Peshëngritje ““Nder i Sportit Shqiptar” urdhri “Naim Frashëri”.

nderron jete

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...