Pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kupën e Botës me Francës, Raphale Varane është njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë 2018, dhe thotë se për ta arritur këtë ka bërë gjithçka që ka mundur.
Qendërmbrojtësi francez mendon se i ka mbetur diçka pa bërë për ta fituar çmimin më prestigjioz individual dhe tani pret ta kuptojë nëse do t’i dhurohet ky çmim.
“Ka qenë një vit i artë. Gjëja më e vërtetë është ajo që ndodh në fushë. E di se nuk është e lehtë për ata që votojnë. Sepse ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë pasur sezon madhështor”, tha Varane.
“Kam bërë gjithçka që kam mundur. Më bëhet qejfi që tashmë njerëzit po flasin për mua dhe punën time”, shtoi ai.
Varane do t’i ketë për kundërshtarë disa bashkëlojtarë të vet nga klubi dhe ekipi kombëtar, por nuk beson se ky çmim do të shkaktojë probleme mes tyre.
Fituesi i Topit të Artë do të shpallet më 3 dhjetor.