Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka thënë se ndeshjen e nesërme ndaj Olympique Marseillet ka në dispozicion edhe Valon Berishën, që thotë se është një opsion shumë i rëndësishëm për të.
Ai thotë se ka mundësi që Berisha të jetë titullar në sfidën e nesërme në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net.
“E dimë se po përballemi me një ekip të madh. Badelj, Leiva e Luliq s’do të jenë në skuadër, por ka gjasa të mëdha që të tre të luajnë të dielën ndaj Sassuolos. Të tjerët do të jenë në dispozicion. Berisha ka shanse që të luajë si të gjithë të tjerët. Titullarët do t’i zgjedh me qetësi të madhe, por Berisha mund të jetë një opsion shumë i rëndësishëm”, është shprehur Inzaghi, raporton Football – Italia.
Ai më tutja ka folur edhe për paraqitjen e mundshme të Riza Durmishit.
“S’mund t’i kem në dispozicion Luliqin apo Lukakun, por kemi Durmishin dhe Caceresin. Durmishi është shëruar dhe ka stërvitur mirë, duhet të zgjedh”, ka thënë ai.