11 nëntori i vitit 2018 do të mbahet mend gjatë nga Eros Grezda.
Kjo pasi mesfushori i kombëtares shqiptare ka shkruajtur emrin e tij në listën e golashënuesve të gjigandit skocez Glausgow Rangers. Grezda shënoi një dopietë në fitoren që Rangers po regjistron në shtëpi 7-1 ndaj Motherwell. Shqiptari e nisi titullar takimin, teksa shënoi golin e tij të parë në minutën e 67-të të takimit.
Pas 7 minutash lojë, Grezda kompletoi dopietën personale në këtë takim, ndërkohë që për Rangers kishin shënuar më parë Arfield dopietë dhe Tavernier, Morelos e Middleton. Momentalisht po luhet minuta e 80-të.