Në praninë e Kristian Panuçit, Skënder Gegës dhe shumë personazheve të tjerë, Kukësi dhe Teuta zhvilluan një 90-minutësh të hapur, me dy ekipet që dhanë gjithçka për gjithçka për ti marrë më të mirën këtij takimi. Nën presionin e pikëve, dukshëm verilindorët morën fjalën të parët, krijuan disa raste në zonën e Hidit por pa e konkretizuar me gol.
Atëherë kur gjerat dukeshin se po shkonin keq për Teutën, me Bledi Shkëmbin i cili u detyruara të bëjnë pas minutës së 28-të pa shërbimet e Amadu Latif, i larguar i dëmtuar, tre minuta më pas kalojnë në avantazh me Kamara i cili i pa markuar në zonë mori një top me fat duke mposhtur portierin Frashri. Rexhinaldo riktheu Kukësin në lojë pak minuta më vonë por gjyqtari i takimit anulojë gjithçka për pozicion jashtë loje.
Më në fund pas 6 javësh letargji, Rexhinaldo rikthehet tek goli me një plazhin të bukur me kokë, një gol që riktheu Kukësin në lojë por jo mjaftueshëm për të dalë me pikë të plota pasi Teuta arrin të marrë një X me shumë vlera që i pozicion në vendin e 3-të në kuotën e 22 pikëve. Kukësi vijon sezonin me ulje ngritje, pa mundur të këtë vazhdimësi dhe duke humbur gjithnjë e më shumë terren në raport me kreun pasi tashmë Partizani i shkëputet në plus dhjetë.