Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka thënë se me qejf do ta merrte një pushim njëjavor pranë detit, megjithëse është e pamundur në këto momente.
31-vjeçari i ndihmoi Francës ta fitojë Kupën e Botës në verë, dhe tashmë i ka zhvilluar plot 16 ndeshje për Juventusin këtë sezon.
Tani, ai do t’i bashkohet ekipit kombëtar francez për ndeshjet e nëntorit, duke mos pasur kohë t’i rimbushë bateritë.
“Me qejf do ta merrja një javë pushim pranë detit, sikur të mundja”, tha Matuidi në një intervistë për La Repubblica.
“Nuk është e mundur, megjithatë. Kam lojë me Francën të premten. Jemi kampionë bote dhe duhet ta marrim seriozisht Ligën e Kombeve”, shtoi ai.