Bendtner u dënua më burg, e fejuara e tij mendon për Krishtlindjen

Hënë, 26 November 2018 08:23

Vetëm pak ditë më parë, sulmuesi i përfaqësueses daneze të futbollit, Nicklas Bentdner, aktualisht pjesë e Rosenborgut në Norvegji, u dënua me 50 ditë burg nga Gjykata e Kopenhagenit, për sulmin fizik ndaj një shoferi taksie.

Vendimi është pritur me “buzëqeshje” nga partnerja e tij, Philine Roepstorff, e cila më shumë se për vendimin që do të marrë Apeli, është e shqetësuar për dhuratat që do të marrë nga i fejuari i saj me rastin e Krishtlindjes.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të veçantë, që nuk e “fsheh” sensualitetin.

Ndjekësit e saj e kanë etiketuar si “dhuratën më të bukur për Krishtlindje. /SS/

Login to post comments