Neymar arrin marrëveshje me PSG-ja për ta lejuar të kthehet në Barcelonë

Tuesday, 27 November 2018 08:33

Siç duket Neymar është buzë kthimit të bujshëm në Barcelonë pas më shumë se dy viteve qëndrimi në Paris Saint-Germain.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Neymari dhe PSG-ja kanë arritur marrëveshje paraprake për ta lejuar brazilianin të kthehet në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Kthimi i Neymarit – i cili i ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje për liderin e Ligë 1 këtë sezon – do t’i kushtonte Barçës plot 200 milionë euro.

 

Anësori brazilian iu bashkua PSG-së nga Barça verën e vitit 2016 për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro.

Ndërkohë,Goal dje raportoi se Ousmane Dembele mund të jetë kyçë në realizimin e transferimit të Neymarit në Barçë, duke iu bashkuar gjigantit francez.

Login to post comments