Java e derbit, “Tirona Fanatics” jep lajmin shokues

Tuesday, 27 November 2018 22:38

Ndërkohë që ka filluar atmosfera e javës së derbit të kryeqytetit, tifo-grupi “i bardhebluve, “Tirona Fanatics” ka dalë me një njoftim që ka prishur humorin në ambientet e Tiranës.

Ata kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”, për të ndjekur derbin e kryeqytetit, pasi nuk e pranojnë faktin se do të jenë “mysafirë në shtëpinë e tyre”.

Stadiumi “Selman Stërmasi” është në pronësi të Tiranës, por me prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”, klubi i Partizanit bëri një kontratë me bardheblutë, ku merr me qira stadiumin e tyre, për të luajtur takimet e Superiores.

Sfida e të premtes pasdite ka si skuadër pritëse pikërisht Partizanin, që do të jetë edhe organizatori i takimit dhe për rrjedhojë ka rezarvuar shumicën e biletave për tifozërinë e “të kuqve”.

Ja reagimi i plotë i “Tirona Fanatics”.
Tifogrupi Tirona Fanatics nuk do te jete prezent te premten ne ndeshjen e radhes kunder pjelles se beogradit!

Tifozet e Tirones kurre nuk mund te jene miq ne shtepine e tyre, pavaresisht cdo lloj situate.
Refik Halili bashke me qeraxhinjte e tij mund te vazhdojne te luajne “ E ka kush e ka” per vendet e stadiumit, ama intelekti i tifozeve bardheblu qendron shume shkalle lart tyre…

Tirona eshte me shume se nje ndeshje, 90 minuta apo nje derbi artificial.
Tirona eshte me shume se futboll!

Login to post comments