UEFA ia beson PSG-Liverpool një shqiptari

E mërkurë, 28 November 2018 13:43

Sonte në mbrëmje luhet një ndeshje e madhe në Champions League pasi PSG pret në shtëpi anglezët e Liverpoolit.

UEFA ka vendosur që të dërgojë gjyqtarë polakë të cilët do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë, por ajo që bie në sy është fakti se delegat do jetë një shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Dervishaj.

Aktualisht, Dervishaj ka një post drejtues në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe UEFA ka vendosur që të jetë pikërisht ai, i deleguari në supersfidën mes PSG-së dhe Liverpoolit.

eduard dervishaj

Login to post comments