Kanë përfunduar takimet e 5-ta në grupet e Champions League, ku Barcelona, Porto dhe Borussia Dortmund kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, atë të 1/16-ave.
Në grupin A, verdhezijtë nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 ndaj Club Brugge, por i mjaftoi për të siguruar një biletë në raundin tjetër dhe për të shpresuar fitimin e grupit, pasi numëron 2 pikë më pak se Atletico Madrid.
Në grupin B, gjithçka është e hapur për skuadrën që do vijoi rrugën në raundin tjetër. Me Barcelonën që ka siguruar vendin e parë, kjo edhe pas fitores 2-1 ndaj PSV-së, Inter e Tottenham janë në garë për biletën e fundit.
Në përballjen mes tyre ishin anglezët që fituan me shifrat e ngushta 1-0. Goli i Eriksen i ngjiti në vendin e dytë, duke rritur shanset për të kaluar më tej. Grupi kryesohet nga spanjollët me 13 pikë, ndjekur nga Tottenham e Inter me 7. Në ndeshjet e ardhshme anglezët sfidojnë spanjollët, ndërsa Inter e mbyll përballë PSV-së.
Grup i hapur ai C, me Napolin që fitoi 3-1 ndaj Crvena Zvezda për tu ngjitur në krye të grupit me 9 pikë.
Fitore arriti dhe PSG që triumfoi 2-1 ndaj Liverpool. Një fitore që i afron akoma më shumë me fazën tjetër të Champions, ku numërojnë 8 pikë, kundrejt 6 pikëve të "The Reds". Shpresa edhe për skuadrën serbe që numëron 4 pikë dhe tenton një biletë për në Europa League.
Në grupin D, Porto siguroi vendin e parë, pasi mposhti në ndeshjen direkte gjermanët e Schalke 04, me rezultatin 3-1. Megjithatë dy skuadrat kanë arritur të sigurojnë kalimin në raundin tjetër.