Real Madrid gjen zëvendësuesin e Modric, kushton 250 milionë euro

E Enjte, 29 November 2018 16:13

Zërat mediatikë flasin për një largim të mundshëm të 33-vjeçarit kroat, pretendent kryesor për “Topin e Artë”, Luka Modriç. Për këtë kanë filluar lëvizjet e Real Madrid për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Drejtuesit e e klubit madrilenë, sipas “MARCA” kanë pikasur mesfushorin e Tottenham, Eriksen, por klubi anglez për shërbimet e danezit kërkon shumën marramendëse prej 250 milionë euro.

Ndërsa flitet për largimin e tij nga “Los Blancos”, Luka Modric është përfolur në media për një transferim të tij në radhët e Interit, por akoma asgjë nuk është bërë zyrtare, por tashmë kampionët evropianë në fuqi shohin si kandidaturën ideale për të zëvendësuar atë, 26-vjeçarin danez, i cili ka dalë nga akademia e Ajax. Pavarësisht kësaj shumë të madhe që kërkohet për Eriksen, Modric kaloi gjashtë vjet më parë për 35 milionë euro nga Tottenham te Real Madrid.

Mbetet për tu parë nëse këto janë vetëm fjalë, apo do të bëhen realitet.

Login to post comments