Humbja e derbit revolton bardheblutë, Mema: Ju tregoj fajtorin

Premte, 30 November 2018 20:43

Tirana është në krizë totale. Bardheblutë dështuan për të marrë pikë ndaj Partizanit, edhe pse në "Selman Stërmasi" ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Golit të Halilit iu përgjigj Hebaj me dopietë, për të vulosur shifrat përfundimtare në 2-1. Pas kësaj humbje, trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, pohoi se skuadra nuk luajti mirë dhe akuzoi Dokën si fajtorin kryesor.

Analiza e ndeshjes– “Ndodhi si në ndeshjet e shkuara. Nuk luajtëm më mirë, por patëm mundësinë të fitojmë ose të barazonim. Të pësosh gol nga rivënia anësore është problemi. Është pa kuptim që t’i kthesh shpinën. E bëri Doka. Po ndodh në çdo ndeshje dhe në këto kushte nuk e di si ta shikoj vazhdimësinë time dhe të ekipit”.

Halili – “Ka pasur polemika brenda skuadrës. Nuk kanë qenë të gatshëm ta kuptojnë se Grenti do luante. I shikoj lojtarët në stërvitje dhe e kuptoj kur është gati të luajë. Kam gabuar me dy ndërrimet e bëra dhe këtë e marr unë përsipër”.

Dublimi i Trashit– “Ai nuk ishte në ditën më të mirë. Kisha menduar për Trashin, Daja e bllokonte gjithë kohën. Nuk na erdhi e keqja nga Trashit. Është një dhuratë e radhës, pakujdesia jonë ua dha fitoren”.

Goditjet standarte– “Patëm probleme, jo si herët e tjera. Na erdhi nga rivënia anësore, gjë që ndodh radhë. Ka ardhur koha të flasim konkretisht. Nuk fshihemi më dot pas gishtit, apo të ruajmë lojtarët. Ata i prek loja. Nuk mundet që njëherë të luash mirë, njëherë keq. Gabimet janë të dukshme. Hasani veproi keq te goli i dytë, kur ju mor topi. Më pas dolën edhe dy lojtarë huq”.

Zgjidhja në janar– “Në çdo moment një trajner shpreson. Pjesa se si do të rikuperohen gjërat do shihet. Janari është i shkurtër dhe nuk është kohë e përshtatshme për të marrë lojtarë cilësorë. Grupi ky do jetë. Duhet klubi, mbase do jem edhe trajner, të shohë se çfarë do të bëjë për përzgjedhjen dhe menaxhimin e tyre”.

Mbrojtja– “Dje dhe sot kemi thyer rekord përsa i përket stërvitjet që kemi bërë në goditjet standarde. Edhe sot kam bërë analizë gjithë kohën, kam folur shumë edhe në dhomat e zhveshjes. Problemet na erdhën në dinamikë, jo në goditjet standarde. Te rivënia anësore nuk ishim gati. Duhet ekuilibër dhe nuk ke pse pëson goli. Janë disa gjëra që një lojtar duhet të bëjë maksimumin pa i thënë trajneri”.-tha Mema për "Supersport".

Modifikuar më Saturday, 01 December 2018 10:49
Login to post comments