Historike, Armand Duka fiton zgjedhjet në UEFA

E Enjte, 07 February 2019 13:28

Presidenti i FSHF-së Armando Duka u votua mes 8 nga 11 kandidatëve në Kongresin e 43-të të UEFA-s që po zhvillohet në Romë.

Armand Duke u zgjodh anëtar i Komunitetit Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota nga 55 të mundshme për nja mandat 4 vjeçar.

“Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”, shkruante Duka sot në mëngjes, teksa tashmë ai e ka fituar vendin në drejtimin e UEFA-s.

Kjo është hera e parë që një shqiptar përfaqësohet në nivelin më të lartë drejtues të futbollit europian.

Login to post comments