Peshëngritje, Shqipëria medalje bronzi në Botëror

Premte, 08 February 2019 11:38

Rezultatet fantastike të peshëngritësve shqiptar janë bërë shpesh “pis” nga hijet e dopingut. Të festojë një medalje ishte kthyer në tabu në një kohë kur duhet të prisje gjatë për të marrë një konfirmim zyrtar.

Ajo që ndodhi kohët e fundit me peshëngritjen shqiptare zbehu jo pak këtë sport elitarë dhe arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Jemi mësuar që nga dopingu të humbasin shumë medalje, por si rrallë herë Shqipëria e fiton një të tillë, këtë herë dopingu ka pasur një efekt të kundërt.

Zyrtarisht, Erkand Qerimaj shpallet fitues i medaljes së bronze në stilin e shkëputjes në Botërorin e vitin 2018 që u zhvillua në SHBA, pasi rivali i tij doli pozitiv edhe ne testin B.

Ka qenë vetë peshëngritësi shkodran i cili me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë publik këtë lajm:

ERKAND QERIMAJ

Kujtojmë që Qerimaj garoi në atë Botëror në peshën deri në 77 kg dhe në stilin e shkëputjes arriti të mbante lart 155 kg, peshë e cila i ka dhënë tashmë zyrtarisht medalje bronzi.

Login to post comments