Xhudo/ Gjakova e Krasniqi prekin gjysëmfinalen, ngec kampionia e Evropës

Saturday, 09 February 2019 16:52

Me një ippon mjeshtëror në shënim të artë, Akil Gjakova, vazhdoi dominimin e sotëm në Grand Slamin e Parisit.

Kampioni në fuqi i vitit të kaluar të këtij Grand Slami, Akil Gjakova, u kualifikua në gjysmëfinale, pas triumfit ndaj armenit, Ferdinand Karapetian, kampion i tanishëm i Evropës. Pas tri fitoreve, Gjakova do të duelojë në gjysmëfinale me Tsogbaatar Tsend-Ochir të Mongolisë.

Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Distria Krasniqi. Për peshën deri në 48 kg, Krasniqi mundi në çerekfinale Yuyeong Kang. Ndërkohë, ditë "JO" për kampionen e Evropës, Nora Gjakova, e cila u eliminua që në duelin e saj të parë.

Login to post comments