Juventus i befason të gjithë, ofertë faraonike për Mo Salah

Tuesday, 12 February 2019 20:52

Pasi firmosi me Cristiano Ronaldon nga Reali i Madridit, Juventusi është i gatshëm të bëj një tjetër sforco financiare. Sipas "Sky Neës Arabia" bardhezinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë plot 200 milionë euro për Mohamed Salah.

Duke iu referuar këtyre burimeve, klubi ka filluar negociatat pasi mori dritën e gjelbër me Liverpoolin për yllin egjiptian.

Për më shumë," Zonja e Vjetër" është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për yllin e Egjiptit, në rast se kjo ndodh ai do të behej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit te PSG.

Aktualisht Salah ka shënuar 17 gola në Premier League për skuadrën e Jurgen Klopp dhe ka dhuruar shtatë asistime. Para se t’i bashkohet klubit anglez ai ishte pjesë e Romës dhe Fiorentinas në Serie A, dhe nëse do të firmoste me Juventusin ky do të ishte një rikthim në elitën e futbollit italian.

Login to post comments