Debutim ëndrrash, Kristal Abazaj i jep fitoren Osijekut

Hënë, 18 February 2019 11:59

Kristal Abazaj lë shenjë që në ndeshjen debutuese me Osijekun në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar, i transferuar vetëm pak ditë më parë nga Andelehti, realizoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij në takimin me Istrian 1961.

22-vjeçari e nisi takimin si zëvendësues dhe u hodh në fushë nga trajneri Zekic në minutën e 57-të. Vetëm 11 minuta më vonë arriti të realizonte me një goditje të saktë me të djathtën brenda zonës, në një pozicion të prirët.

Nuk mund të kishte debutim më fatlum për Kristalin, që pasi kaloi një periudhë të vështirë në kampionatin belg me Anderlehtit, duhet t’u tregojë të gjithë se është një lojtar me të ardhme dhe mund të bëjë mirë në futbollin europian.

Goli i tij është një sinjal edhe për Cristian Panuccin, para nisjes së eliminatoreve të “Euro 2020”.

Login to post comments