FIFA ironi me Italinë: Edhe Gaboni i ka stadiumet më të mira

E mërkurë, 27 February 2019 22:04

“Situata e stadiumeve në Itali është diçka që shkon përtej çdo logjike. Ky vend ka një pasion dhe një kulturë futbollistike të jashtëzakonshme”. Me këto fjalë Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s, sulmon lëvizjen futbollistike në Gadishullin Apenin.

“Sot, Italia është pas Gabonit, që ka organizuar një Kupë Afrike shumë cilësore sa i takon nivelit të stadiumeve. Stadiumi nuk është vetëm vendi ku luhet ndeshja, por simboli i një qyteti. Të shikosh vetëm Udinezen dhe Juventusin (ka harruar Kajliarin, Frozinonen, Sasuolon dhe SPAL-in) që kanë një stadium në pronësi, është e pabesueshme. Stadiumi nuk është një kosto, por është një investim,” deklaroi Infantino.

Login to post comments