Rikthehet legjenda turke, por mungon ndaj Shqipërisë

Premte, 01 Mars 2019 11:11

Senjol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e përfaqësueses së Turqisë. 15 vjet pas shkarkimit të tij kombëtarja turke e futbollit ai rikthehet në pankinë.

Federata Turke e Futbollit arriti një akord për 4 vjet me trajnerin aktual të Beshiktashit dhe ai do të marrë detyrën e re në 1 qershor, kur të përfundojë dhe sezonin me skuadrën e Stambollit.

66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë në pankinë pritet të drejtojë përfaqësuesen turke në fushatën për të shkuar në finalet e Europianit 2020, si dhe në kualifikueset e Botërorit 2022 që zhvillohet në Katar. Ai pason në këtë post rumunin Mirçea Luçesku, i cili u shkarkua për rezultate negative, mes të cilave zbritja e Turqisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.Gynesh mbahet mend nga tifozët për rezultatin historik në Botërorin e vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni, ku Turqia, si asnjëherë më parë, u rendit e treta.

Por, trajneri i ri Senjol Gynesh nuk do të jetë në pankinë me Turqinë në ndeshjen e programuar ndaj Shqipërisë në Shkodër, më 22 mars. Ndaj kuqezinjve skuadra do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm Tajfur.

trajneri turk

Login to post comments