FSHF: Policia në stadium ose ndërpresim kampionatin

Hënë, 04 Mars 2019 11:43

Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe Shoqata e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit kërkojnë urgjentisht kthimin e policisë në stadiume. Nëse nuk kthehet policia Federata paralajmëron se do shikojnë shumë seriozisht ndërprerjen  kampionatit.

Ndërsa Shoqata e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit paralajmërojnë se mund të marrin dhe masa ekstreme deri në bojkotimin e aktivitetit. Një situatë e tillë ndodh pas sherrit të ndodhur në fund të takimit Kamza-Laçi, ku u godit gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti

Tahir Kastrati:

“Jeta e gjyqtarëve është në rrezik. Ne si Shoqatë e Bashkimit të Albitrave të Futbollit Shqiptar kërkojmë me forcë që të bëjmë çmos për të ndaluar dhunën e ushtruar ndaj arbitrave, që sa vjen e përsëritet e thellohet. Kjo vjen si rrjedhojë e veprimeve e mos veprimeve të policisë në stadiume. Jemi të shqetësuar dhe të pambrojtur kërkojmë urgjentit të rikthehet policia në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngarjeve të tilla të shëmtuara. Mund të marrë dhe masa ekstreme deri në bojkotimin e aktivitetit nëse nuk merren masa për të shmangur ngjarje të tilla të rëndomta që rrezikojnë jetën e njeriut”.

Ilir Shulku:

“Nëse situata do vazhdojmë do shikojmë seriozisht ndërprerjen e kampionatit. Shpresojmë që situata të mos agravohet por është e pamundur.. Nëse policia nuk do të ketë reagim do të shikohet me shumë seriozisht vazhdimin e kampionatit”.

Login to post comments