Edy Reja firmos me kuqezinjtë, Duka i vendos “kushtin”: Duam Europianin!

E mërkurë, 17 Prill 2019 16:25

Pas mbërritjes në Shqipëri rreth orës 16:00 në zyrat e FSHF është bërë nga Presidenti Armando Duka prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Edoardo “Edy” Reja.

Ai u përzgjodh nga Armand Duka për të pasuar në krye të stolit kuqezi Christian Panuccin. Reja është parë si emri i duhur për kombëtaren shqiptare, për shkak edhe të eksperiencës së gjatë si trajner në Serinë A italiane.

Gjatë prezantimit të teknikut të ri, kreu i FSHF-së tha se beson dhe shpreson që me Rejën në krye të pankinës Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në Euro2020.

Edi Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci.

Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

Login to post comments