UEFA dënon Malin e Zi për gjestet raciste, përfiton Kosova!

Premte, 26 Prill 2019 21:45

Koret raciste nga ana e tifozëve malazezë ndaj futbollistëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 mes Malit të Zi dhe Anglisë të zhvilluar në Podgoricë i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Malazeze të Futbollit. Lojtari më i diskriminuar nga tifozët vendas në këtë duel ishte Sterling i cili si kundërpërgjigje golin e tij e festoi para tifozëve malazezë. Por, Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, racizmin nuk e fal dhe kështu ka vendosur të dënojë përfaqësuesen e Malit të Zi me një ndeshje pa tifozë dhe 20 mijë euro gjobë. Nga ky dënim përfiton drejtëpërdrejtë Kosova, e cila do të shkojë në Podgoricë në 7 qershor të luajë një ndër ndeshjet e saj në këtë tur eliminatoresh. Ky vendim ishte dhe një lehtësim i madh për të dyja Federatat, pasi tashmë do të shmangen incidentet etnike mes tifozerive.

Login to post comments