Mbrëmja e sotme do të jetë me të vërtetë e zjarrtë, pasi në stadiumin "Tottenham" të Londrës do të luhet akti i parë i gjysëmfinales së kompeticionit më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër, UEFA Champions League. 
Vendasit e Tottenham Hotspur masin forcat me surprizën e këtij edicioni, Ajax. Holandezët vijnë në këtë raund pas eliminimeve të njëpasnjëshme të Realit të Madridit dhe Juventusit, fat që shpresojnë t'i ndjekë edhe nga "gjelave". 
Për këtë takim, tekniku i vendasve Mauricio Pochettino vuan mungesa të rëndësishme si Harry Kane, Son Heung Min dhe Aurier. Ndërkohë, nga ana tjetër, Ajax është e plotë. 
Formacionet zyrtare:
																					
								
 
 
						
																									
																									





