Pësoi atak kardiak, bota e futbollit motivon Iker Casillas

E mërkurë, 01 May 2019 22:20

Gjendja shëndetësore e Iker Casillas ka ngritur në këmbë botën e futbollit.Portieri legjendar i kombëtares spanjolle pësoi një sulm në zemër pasditen e sotme, duke përfunduar me urgjencë në spital më të afërt të Portugalisë. 

37 vjeçari po kryente stërvitjen e përditshme me shokët e skuadrës së tij te Porto, ku në një moment nuk u ndje mirë, duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor. 

Një episod që është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit portugez, ndërsa në këtë mes nuk kanë munguar mesazhe solidarizuese nga ish-shokë skuadre, kolegë, klube dhe futbollistë që kanë një respekt për atë që mund ta konsiderosh një legjendë të futbollit modern. 


 

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 10:09
Login to post comments