Mourinho: Klopp te Liverpooli prej 3 vitesh e gjysmë dhe nuk ka fituar asgjë

E Enjte, 02 May 2019 18:53

José Mourinho i gjendur pa punë pas shkarkimit nga Manchester United, ka përfituar nga rasti për të sulmuar kolegët e tij, Jurrgen Klopp dhe Pep Guardiola. Portugezi nuk e ka humbur sensin thumbues, këtë herë duke provokuar me deklaratën trajnerin e Liverpoolit, pa harruar rivalin e tij të përjetshëm, Pep Guardiolën.

“Jurgen Klopp ka marrë drejtimin e “The Reds” prej tre vjetësh dhe nuk ka fituar absolutisht asgjë dhe megjithatë vijon të ketë besimin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe tifozëve të klubit, për të ecur përpara. Për këtë arsye kam vendosur që të mos nis asnjë aventurë të re pa diskutuar në detaje strukturën e projektit dhe objektivat afatgjatë.

Do të isha shumë i lumtur nëse do të kisha pasur shanse të barabarta me Jurgen Klopp apo Pep Guardiolën në klube. Nëse Manchester United do të kishte mbështetur vizionin tim për përforcimin e skuadrës, rezultatet do të kishin qenë të ndryshme, shumë më pozitive. Liverpooli është një skuadër me fytyrë të re nga ajo që mori para tre vitesh Jurgen klopp, thuajse gjysma e skuadrës janë përforcime që i ka zgjedhur ai vetë, sikurse edhe tek City Pep Guardiola është përkëdhelur si një fëmijë që i blejnë çdo lodër që kërkon”, deklaroi Klopp.

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 19:20
Login to post comments