Luhej pa tifozë, sherr masiv në "Selman Stërmasi"

Saturday, 04 May 2019 17:37

Edhe pse u luajt pa tifozë, një sherr masiv mes simpatizantëve të Tiranës dhe Skënderbeut shpërtheu në fundin e takimit të javës së 32-të të Kategorisë Superiore.

Sipas informacioneve, në tribunën "VIP" ka pasur konflikte fizike mes tifozerive të dy skuadrave, por ndërhyrja e shpejtë e stjuardëve ka neutralizuar gjithçka.

Shkak duket se është bërë ai gol i shënuar nga Edon Hasani në limitet e kohës së rregullt, çka i dha fitoren 1-0 kryeqytetasve.

Login to post comments