VIDEO/ Heroi i Liverpulit, një 14-vjeçar gjeti pikën e dobët të Barcelonës

E mërkurë, 08 May 2019 19:26

Një nga golat i cili ka marrë më shumë vëmendje në mbrëmjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Barcelonës, ishte goli i katërt për të kuqtë. Pikërisht goli vendimtar që kualifikoi ekipin, lindi nga një veprim i zgjuar i mbrojtësit Arnold, i cili gjeti të përgjumur mbrojtjen katalanasve duke pasur nga goditja e këndit te sulmuesi Origi, që mposhti Ter Shtegen.

Mirëpo, një meritë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në këtë gol ka pasur edhe djaloshi që mblidhte topat pas vijës fundore. Në atë moment për të mos vonuar lojën pasi Liverpuli po nxitonte për të shënuar golin e kualifikimit, djaloshi i pasoi me shpejtësi një top te Arnold, ndërsa i foli edhe lojtarit të Barcelonës për të larguar topin nga fusha në mënyrë që të riniste loja. Rezultati ishte maksimal pasi, të kuqtë e luajtën aksionin me shpejtësi duke zënë në befasi blaugranët.

E gjithë kjo nuk ishte e rastësishme pasi mbledhësit e topave kishin marrë porosinë që të fusnin sa më shpejt topat në lojë për të favorizuar Liverpulin, që duhet të shfrytëzonte për të realizuar përmbysjen, e cila në fund u arrit falë edhe djaloshit 14-vjeçar.

 

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 19:28

Video

Login to post comments