Ansi Agolli mbylli eksperiencën e tij 9-vjeçare me Qarabagun në Azerbajxhan në muajin mars të këtij viti, kur edhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra e New York Cosmos.
Megjithatë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është rikthyer në Azerbajxhan dje, në një udhëtim special, për të festuar titullin kampion me ish-skuadrën e tij, Qarabagun.
Mbrojtësi është ftuar nga klubi që t’i bashkohet festës së titullit dhe të marrë medaljen, pasi në këtë titull, edhe Agolli kishte dhënë kontributin e tij modest, duke qenë pjesë e skuadrës deri në mars.