"Maratonë" në kryeqytet, Tirana e Teuta e mbyllin në barazim pjesën e parë

Tuesday, 27 August 2019 20:33

Po luhet në 'Selman Stërmasi" takimi hapës i javës së dytë të Kategorisë Superiore. Tirana pret Teutën me objektivin e vetëm, 3 pikët.

Si kryeqytetasit ashtu edhe bregdetarët e nisën mbarë edicionin e 81, ku morën fitore respektivisht, 3-0 ndaj Luftëtarit dhe 1-0 kundër Bylisit. Ndërkohë, pritet që bardheblutë të prezantojnë edhe dy blerjet e reja.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

45' Mbyllet pjesa e parë:

Është mbyllur në barazim pa gola 45 minutëshi i parë mes Tiranës dhe Teutës. Një fraksion që nuk solli asgjë në "Selman Stërmasi", me bardheblutë që u munduan më shumë për të shënuar. Në minutën e 23-të, kryeqytetasit kishin mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditjet përfunduan në shtylla. Një episod për tu nënvizuar është fakti se në stadium mungoi energjia elektrike për 32 minuta. Duhej të merrej vendimi i dy kapitenëve për të vijuar normalisht takimin.

5' Ndërhyrje e rrezikshme ndaj Dokës. Karton i verdhë për Vila.

1' Nis takimi.

Andi Lila dhe Kristi Vangjeli morën duartrokitjet e para të tifozëve të Tiranës. Dy prurje që shtojnë konkurencën në radhës e 24 herë kampionëve të vendit.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Cobbinah, Hasani, Cale, Halili, Ngoo

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Avdyli, Aleksi, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikac

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...