Reali i Madridit zhgënjen sërish.
Pas disfatës në takimin e xhiros së parë të fazës së grupeve, 3-0 ndaj Paris Saint Germain, klubi "Los Blancos" nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Club Brugge. Belgët, të cilët janë konsideruar edhe si ekipi më i dobët i grupit A arriti t'i befasojë të gjithë, duke i marrë pikë 13 herë kampionëve të Europës.
Dennis ishte heroi i Brugge, i cili me dy golat e tij krijoi idenë e një disfate radhe për Realin. Gjithsesi, Zidane e zgjoi skuadrën në dhomat e zhveshjeve dhe fraksioni i dytë nisi furishëm për ta.