Dramë e tension për një pikë, Teuta barazon, Tirana e mbyll me 9 lojtarë!

Saturday, 02 November 2019 19:27

Ka ndodhur gjithçka në takimin Teuta-Tirana, kryendeshja e javës së 11-të të kategorisë superiore që nuk ka dhuruar një fitues, por emocione të shumta. Në “Niko Dovana” 90 minutat kanë përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, por çastet e fundit kanë qenë vërtet dramatike, teksa kryeqytetasit e kanë mbyllur takimin me 9 lojtarë pas kartonave të kuq të Hoxhallarit dhe Torasës, ndërsa Teuta ka shtyrë deri në fund për të marrë fitoren.

Në Durrës takimi nis ashtu siç të gjithë e kishin parashikuar, i fortë dhe i luftuar. Teuta e nis më mirë ndeshjen dhe e bllokon Tiranë në mesfushën e saj. Në minutën e 2-të Vangjeli mbyll në çastin e fundit Khalid, ndërsa durrsakët fitojnë goditje këndi të njëpasnjëshme si pasojë e presionit që u ushtrojnë.

Por Tirana nuk intimidohet dhe në daljen e saj të parë shënon. Minuta e 18-të, Kobina kroson nga e majta, Vangjeli me kokë ndalet nga shtylla herën e parë, ndërsa në tentativën e dytë nga Frashëri, por topi shkon te Ngo, që i vëmendshëm nuk fal dhe kalon në epërsi miqtë. Goli bën që Tirana të marrë vetëbesim dhe nis të luajë më mirë. Në minutën e 21-të gjuajtja e Halilit del për pak jashtë, ndërsa në të 33-ën Batha gjuan sipër traut të Frashërit.

 Shkëmbi e nis pjesën e dytë me zëvendësim, teksa lë Vecajn në dhomat e zhveshjes për Gashin, lëvizje që i jep më shumë freski dhe thellësi Teutës. Por Tirana tërhiqet në mbrojtje të rezultatit, çka do ta vuajë me ndërhyrjet e lojtarëve të saj, të cilët ngarkohen me kartonë të verdhë. Ndërsa në minutën e 76-të, Hoxhallari ndal në mënyrë të parregullt çyrbjen dhe për Xhajën nuk ka dyshime, e verdha e dytë dhe mbrojtësi bardheblu shkon më herët në dhomat e zhveshjes.
Xxxxxx

Të mbetur në inferiotet numerik, Tirana përpiqet të tregohet e kujdesshme në prapavijë, por është me fat në minutën e 78-të, kur gjuajtja e Kallakut gjen shtyllën dhe përfudon jashtë. Bregdetarët janë të gjithë në mesfushën mike, ndërsa bardheblutë vuajnë të dalin nga zona e tyre, për të mbërritur në minutën e 91-të, kur Lika nuk arrin ta largojë parabolën e ardhur nga rrëmuja në zonë, me topin që përplaset në traversë dhe mbetet në lojë, aty ku Rustem Hoxha në planzhon nuk e ka të vështirë të shënojë.

Tirana e humbet toruan pasi druhet se mund të humbasë ndeshjen dhe Torasa në të 93-ën bën faullin e dytë për të verdhë, duke u larguar me të kuq nga loja. Pavarësisht këmbënguljes së sekondave të fundit të Teutës, Tirana nuk dorëzohet dhe mbron barazimin, që e lejon të kapë përkohësisht Partizanin në vendin e parë, ndërsa Teuta arrin Bylisin e vendit të dytë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...