Arsenalit nuk i ka mjaftuar një gol i Shkodran Mustafit për të marrë pikë të plota në përballë Guimaraes.
Lojtari me origjinë shqiptare shënoi në minutën e 81-të, në barazimin që "topçinjtë" morën në transfertën portugeze.
Futbollisti që mbron ngjyrat e kombëtares gjermane shndërroi në gol një krosim të Pepe, por goli i Duarte në minutën e parë të shtesës së i dha një pikë Guimaraes.
Pas këtij barazimi, Arsenal qëndron në krye të grupit F të Europa League me 10 pikë, ndërsa Guimaraes merr pikën e parë në grup.