Pauza e kampionatit me lojtarët që janë nisur në grumbullimet me kombëtaret (13 prej tyre) mund të sjellë pak qetësi në Castel Volturno, por situate në kampin e Napoli vetëm e qetë nuk është. Kaosi post-Salzburg, rezultatet zhgënjyese e ajo që i ndodhi Allan e Zielinski kanë sjellë pasoja jo vetëm në nivelin e fushës, por edhe jashtë futbollit, në përditshmëri. E tani Prokuroria po punon për të kuptuar nëse ka lidhje mes rebelimit të lojtarëve me cështjet që pasuan.
Në organikën e të kaltërve ndihet frika, dikush mbrohet me sgërbimin e mbikqyrjes private 24 orë në 24 (si Koulibaly) e dikush largohet për mungesë sigurie në një pikë delicate të jetës (si gruaja e Allan). Nuk është hera e parë në fakt që ndodh dicka e tillë në Napoli: 2011 ishte një vit i tmerrshëm me vjedhje, grabitje e makina të rrëmbyera që përfshinë Cavani, Lavezzi, Hamsik, Behrami. Pa llogaritur vjedhjen e orës së Insigne, në dalje nga një restorant.
Ja përse interesi i Prokurorisë së Napoli që ka hapur një hetim për “krime sportive”, në tentativë të kuptojë nëse “ish të paprekshmit” (si ishin lojtarët) janë në shënjestër të keqbërësve pas ndodhive në Champions.