Sherr me Gomez për Liverpool-City: Sterling përjashtohet nga Anglia

Tuesday, 12 November 2019 14:50

Liverpool-Manchester City ka kaluar kufijtë e Premier League, duke mbërritur në kombëtare e duke provokuar përjashtimin e Raheem Sterling nga ndeshja kundër Malit të Zi. Sulmuesi anësor i Citizens ka kaluar tek duart me Joe Gomez për historitë e pazgjidhura të ndeshjes së madhe të të dielës e për këtë motiv tekniku Southgate e ka përjashtuar nga ndeshja e Anglisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata angleze, Southgate ka shpjeguar: “Kemi marrë një vendim për të mos e konsideruar Raheem për ndeshjen kundër Malit të Zi. Një nga pikat tona të forcës ishte se ishim të aftë të ndanim rivalitetin e klubeve në kombëtare. Por emocionet e ndeshje së të dielës ishin akoma të freskëta. Ndjesia ime është se bëmë gjënë e duhur për skuadrën. Tani që vendimi është marrë me aprovimin e gjithë skuadrës është e rëndësishme ti mbajmë lojtarët të përqendruar për sfidën e të enjtes”.

Nuk ka mjaftuar ndjesa e Sterling, përmes një postimi në Instagram: “Të gjithë e dini cfarë do të thotë Liverpool-City për mua (Sterling ka luajtur më parë me Reds)! Me Joe shkëmbyem ca fjalë më tepër, por tani është e kaluar dhe shohim përpara. Ky sport të bën të lëshohesh në emocione ndonjëherë, por jam aq burrë sa për të pranuar kur kjo të bën të japësh më të keqen nga vetja. Si unë ashtu edhe Gomez e dimë se ishin 5-10 sekonda cmenduri e se i kemi lënë pas shpine. Të mos e bëjmë më të madhe këtë gjë e të përqendrohemi tek ndeshja e të enjtes”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...