Dominic Thiem surprizoi Novak Djokovic, duke u bërë lojtari i parë që arrin gjysëmfinalet në “ATP Finals” në Londër. Tenistët bëjnë pjesë në grupin Bjorn Borg, dhe me këtë humbje Djokovic për një kualifikim për në gjysëmfinale, tanimë duhet të përballet me Roger Federer, i cili gjithashtu u mund nga Thiem.
Austriaku fitoi një ndeshje intensive 6-7 (5-7) 6-3 7-6 (7-5) ndaj Djokovic, duke avancuar në gjysmëfinalet e këtij turneu. Fitoi edhe Roger Federer, që mundi 2-0 (7-6, 6-3) italianin Matteo Berrettini, duke qenë ende në garë për të avancuar më tej, në sfidën që do të ketë me Djokovic.
Ndërsa sot luhen dy ndeshjet e dyta të grupit Andre Agassi, ku spanjolli Rafael Nadal do të përballet me rusin Daniil Medvedev, sfidë e cila sapo ka nisur, ndërsa sfida e dytë është ajo mes dy fituesve të ditës së parë, grekut Stefanos Tsitsipas dhe Gjermanit Alksander Zverev.