Cristiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk luan mirë.
Nervozismi i portugezit në momentin kur zëvendësohet në ndeshjen me Milanin vijon të jetë një temë e "nxehtë' në mediat europiane. Sipas "The San" CR7 i është drejtuar trajnerit duke i thënë “bir k…”, ajo që zbardh të vërtetën e leximit të buzëve të Ronaldos është media portugeze, sipas të cilës 34- vjeçari ka thënë tekstualisht: “Porra caralho”, ose e përkthyer “Çfarë m…”, një frazë e thënë me nervozizëm, qartësisht dhe e shoqëruar më pas edhe me skenën e daljes nga fusha, ndonëse nuk duket se i revoltohet me vrazhdësi trajnerit Sarri.
Gjithsesi, kjo dhe gjithçka tjetër do të sqarohet pas rikthimit në Torino.