Megjithëse flirtoi me kualfikimin në Grupin A eliminator të Euro 2020, në fund Kosova nuk ia doli. Por “Dardanët” kanë edhe një shans tjetër për të siguruar pjesmarrjen historike në finalet e turneut më të rëndësishëm europian të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland ka njohur rivalët në fazën e play-off në Ligën e Kombeve.
Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës ka vendosur përfaqësuesen e Kosovës përballë Maqedonisë së Veriut në fazën gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Prishtinë. Po ashtu, shorti ka përcaktuar edhe përballjet e tjera të play-off. Finalet e Euro 2020 kanë njohur 20 skuadrat e kualifikuara nga eliminatoret, ndërsa katër të tjera, mes tyre edhe Kosova kanë mundësi të sigurojnë biletën nga play-off i Ligës së Kombeve.