Antonio Conte në të gjithë fushën. Atë të lojës e atë të dashurisë. Nga kuadrati i gjelbër në krevatin e shtëpisë, nga puna tek familja, tekniku i Inter rrëfehet për L’Equipe dhe tregon rregullat e tij, ato profesionale e ato… bashkëshortore: “Unë jam një shpirt i lirë, nuk jam b***lëpirës. Për mua kompeticioni është një betejë e kur luftohet nuk ka asnjë motiv për të qeshur ose për të qenë i lumtur: është cështje për jetë ose vdekje, vetëm një nga luftuesit mbetet në këmbë e unë mundohem që të jetë skuadra ime”. Që kjo të ndodhë, asgjë nuk duhet anashkaluar. E kështu edhe seksi bëhet faktor diskriminues: “Kur luhet raportet nuk duhet të zgjasin, duhet bërë minimumi i sforcos. Për këtë motiv është mirë të qendrosh poshtë partneres. Mundësisht të jenë me gratë e tyre, kështu që nuk janë të detyruar të bëjnë një performancë të shkëlqyer”.
Conte ka folur hapur e ndoshta, për shumë, përmbajtja do të krijojë debate. Por tekniku zikaltër flet pak për gjithcka, nga debutimet, me objektivin për të arritur në majë në kohë të shpejta (“I kisha vënë vetes një objektiv të madh, menjëherë: të stërvisja një klub të madh brenda tre katër vjetësh, ndryshe do të kisha ndalur. Sidoqoftë ia vlejti”), tek parashikimi i të ardhmes profesionale që nuk është se befason shumë: “Mënyra ime e të qenit më imponon ta mbyll shpejt karrierën, sepse e jetoj punën time në mënyrë totale”.