Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të cilëve FFK u ka dërguar ftesë për ndeshjen miqësore të 12 janarit me Suedinë në Doha të Katarit. Sikurse pritej, bëhet fjalë për emra kryesisht të rinj në përfaqësuese, që luajnë në IPKO Superligën e Kosovës por jo vetëm.
Bie në sy mes mesfushorëve emri i Rron Brojës që luan më Partizanin në Kategorinë Superiore. Kjo miqësore i shërben trajnerit për të krijuar një ide më të qartë për futbollistët që aspirojnë të jenë pjesë e ekipit të parë të Kosovës.