Vetëm pak ditë dhe nis një dekadë e re. Por cila është skuadra që dominoi 10-vjeçarin e fundit? Për këtë nuk ka asnjë dyshim UEFA, që në klasifikimin e saj të vençantë vendos në vendin e parë dhe me diferencë të theksuar nga rivalët Real Madrid. “Los Blancos” mbajnë kryesimin me 255 pikë sipas koeficentit të llogaritjes, falë triumfeve në Champions League.
Real Madrit
Madrilenët e kanë fituar trofeun katër herë në dekadën e fundit, madje e kanë bërë këtë për tre vite radhazi, nga 2015 deri në 2018. Treshja e parë e klasifikimit plotësohet me Barcelonën dhe Bayern Munich. Përveç Real Madrid, Spanja mund të krenohet edhe me kombëtaret e saj, që gjatë dekadës së fundit kanë fituar thuajse gjithçka.
Spanja
Sipas UEFA-s, “Furitë e Kuqe” kanë marrë 20 trofe në turnetë ndërkombëtarë, me kombëtaren e parë dhe ato të moshave. Po ashtu, skuadrat iberike kanë luajtur më shumë finale se të gjithë, ashtu siç kanë siguruar më shumë kualfikime. Në këtë renditje, vendin e dytë e merr Gjermania.