Thellohet akoma më shumë tragjedia e rrëzimit të helikopterit. Në fillim u raportua së në të ndodheshin 5 persona, ndërkohë që orët e fundit, autoritetet amerikane konfirmuan se 9 persona janë gjetur në bord, gjatë aksidentit fatal të Kobi Brajant
Përveç Kobit dhe vajzës së tij 13-vjeçare Xhanën si dhe pilotit Ara Zobajan, në bord kanë qenë edhe Xhon Altobeli, trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alisia si dhe trajnerja e basketbollit për vajza Kristina Mauser.
Deri tani këta janë personat e identifikuar, ndërkohë që në orët në vazhdim, pritet të identifikohen edhe 2 personat e tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik.