Pritet vetëm zyrtarizimi, por tani nuk ka më dyshime se Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 nuk do të zhvillohet. Lajmi bëhet i ditur nga “The Times”. Sipas saj, shkak është frika nga “Coronavirus”. Organizatorët e Botërorit të Formula 1 janë prej kohësh në bisedime, teksa një opsion ishte edhe shtyrja e garës për në një datë tjetër.
Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 19 prill. Në pritje të konfirmimit të vendimit, anulimi i Çmimit të Madh të Kinës ka vendosur në vështirësi organizatorët dhe Federatën Botërore të Automobilizmit. Kjo pasi Botërori 2020 i Formula 1 kishte në axhendë një kalendar rekord me 22 gara.