Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale me Ajax sa i përket transferimit të Hakim Ziyech. Media holandeze De Telegraaf raporton se dy klubet kanë rënë dakort për shifrën e 38 milion paundeve ose 45 milion eurove.
Ylli i Ajax është një nga lojtarët më premtues të Ajax dhe në kampionatin holandez dhe pse luan me Marokun. Kurse Chelsea në këtë garë theu rivalitetin e Manchester United dhe Arsenal të cilat gjithashtu kishin në radarin e tyre 26- vjecarin.
Pavarësisht se Chelsea-t ju hoq dënimi i UEFA-s për mostransferime lojtarësh nga CAS, Lampard vendosi mos bëjë transferime. Blutë janë në një pozitë të vështirë në Premier League pasi janë në vendin e 4-t dhe rrezikojnë mos jenë pjesë e Champions League vitin tjetër, ndërkohë në kompeticionin më të madh për klube në Europë i pret një përballje titanike me Bayern Mynih.