Pas 20 ditësh Napoli do të përballet me Barcelonën në ndeshjen e kthimit për raundin e 1/16-ave në Champions League.
Katalanasit ndodhen në një emergjencë të madhe referuar sfidës së kthimit në “Camp Nou” mes skualifikimeve dhe dëmtimeve.
Përveç “pacientëve” afatgjatë, Dembele dhe Suarez, në fakt, katalanasit nuk do të kenë as Sergio Busquets dhe Arturo Vidal.
I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të mungojë, ashtu si mesfushori nga Kili, që mori dy të verdha në pak sekonda dhe automatikisht të kuqin.
Në fund të ndeshjes së mbrëmshme, e vlefshme për 1/8 finale të Champions-it, Barcelona humbi edhe një shtyllë tjetër si Gerard Piqué, i detyruar të kërkojë zëvendësim për shkak të një ndrydhjeje të dyshuar të këmbës.
Në funksion të ndeshjes së kthimit mbeten për t’u vlerësuar kushtet shëndetësore të Sergi Roberto dhe Jordi Alba. Të dy munguan në “San Paolo” për shkak të dëmtimeve, ndërsa rikthimi duket i vështirë.