Maria Sharapova i thotë lamtumirë tenisit

E mërkurë, 26 February 2020 17:34

Tenistja me famë botërore, Maria Sharapova, ka njoftuar tërheqjen e saj nga tenisi në moshën 32-vjeçare. Numri 1 i tenisit në botë ka vuajtur prej disa kohësh nga probleme kronike në shpatullën e saj, që e kanë detyruar të renditet në vendin e 373 në tenis. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga sporti i saj i preferuar, duke treguar se ky ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë për të.

Në një rrëfim për “Vanity Fair” ajo shprehet:

“Si mund të lësh pas të vetmen jetë që ke njohur? Si mund të ecësh larg fushave ku je stërvitur që kur ke qenë fëmijë, larg lojës që të pëlqen, që të ka sjellë lot dhe gëzime të papërshkrueshme? Një sport ku gjete një familje, së bashku me fansat që të kanë ndjekur për më shumë se 28 vjet?”

Në moshën 17-vjeçare, Sharapova mposhti në tenis kampionen Serena Williams, e cila ishte numri 1 në botë i këtij sporti.

Login to post comments