Bonuçi ngre pluhur pas humbjes: Që në nxehje situata nuk dukej e mirë

E Enjte, 27 February 2020 10:00

Leonardo Bonuçi, me Xhorxho Kielinin që i kishte lënë trashëgiminë e shiritit të kapitenit edhe në mbrëmjen e Champions-it, postsfida e humbjes me Lionin ngre edhe një pluhur të rrezikshëm, duke dëgjuar fjalët e mbrojtësit. Kujtojmë se pikërisht numri 19 bardhezi ishte ai që në finalen e vitit 2017 u fajësua se kishte pasur një sherr në dhomat e zhveshjes me disa prej shokëve të skuadrës, i cili theu dhe ekuilibrat e pjesës së dytë ndaj Realit të Madridit, por në të njëjtën kohë e shtyu që të transferohej te Milani. 

Por me sa duket edhe dje, ishte Bonuçi në qendër të një ndeshjeje vërtet të shëmtuar, por këtë herë qendërmbrojtësi lëshon alarmin se nuk ka përqendrim dhe një grup të bashkuar, përpara startit të ndeshjes: “Edhe njëherë tjetër i dhuruam kundërshtarit një pjesë të plotë loje. Lioni bëri çfarë deshi me ne në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, francezët nuk goditën asnjëherë në portën tonë, sepse shpejt nisi që të dilte në pah Juventusi i vërtetë. Ndoshta, në momentin e golit të Lionit dolëm të gjithë paksa jashtë orbite, duke qenë se ata na goditën në momentin që mbetëm me 10 vetë dhe pa De Ligtin reparti i mbrojtjes u la në harresë, por më shumë se kjo më bezdisi një fakt tjetër…

Çfarë? Që në nxehje u duk qartë se jo të gjithë 18 lojtarët, titullarët dhe pankinarët, që ishim të grumbulluar për këtë por nuk i dhamë asnjëherë ritëm të lartë. Lioni na lejoi që të bënin lojën tonë dhe nuk na bëri presing lart, por pikërisht duke mos shtuar shpejtësinë në lojë, është shumë kollaj për kundërshtarët tanë që të na lexojnë lëvizjet. Pikërisht këtë nuk duhet të bëjmë kundër Interit dhe në vazhdim. Nëse kërkon që të jesh i rrezikshëm, duhet të sulmosh dhe të pushtosh intensivisht thellësinë e zonës rivale. Ndryshe, nuk bëhesh i rrezikshëm, nuk i shkakton plagë kundërshtarit dhe këto janë disa aspekte që neve na munguan me Lionin, por nuk duhet të na mungojnë kundër Interit dhe çdo ndeshjeje tjetër në vazhdim, deri në fund të sezonit”, u shpreh trajneri Sarri. ndeshje, ishin të përqendruar.

Kjo u vërtetua sidomos në pjesën e parë, pasi repartet qëndronin shumë larg mes tyre dhe askush nuk kishte dëshirë të ndihmonte askënd. Unë i ulërita Matuidit? Jo, nuk tërhoqa vëmendjen. Thjesht e pashë që nuk dukej shumë i lumtur që ishte lënë në stol dhe i thashë se duhej të përqendroheshim, por me sa duket nuk ishim në 45 minutat e para, – vazhdon Bonuçi, i cili shpreson që Juventusi të reagojë sa më fort kundër Interit. – Tani duhet të bëjmë vlerësimet tona dhe ta analizojmë këtë disfatë me qetësi. Kohë për të përgatitur dhe menduar për ndeshjen e kthimit me Lionin do të ketë plot, por ndërkohë të përqendrohemi te dueli i të dielës kundër Interit, pasi edhe kjo është një ndeshje të cilën nuk mund ta gabojmë absolutisht”.

Login to post comments